Marseille synon lojtarin e Romës

Futboll

Marseille synon lojtarin e Romës

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 13:14
Marseille synon lojtarin e Romës

Pasi siguroi shërbimet e Pau Lopez e Cengiz Under, Olimpique Marseille hedh sërish sytë nga Roma për të përforcuar skuadrën gjatë merkatos së janarit.

Sipas raportimeve të fundit, klubi francez ka nisur bisedimet me manaxherët e Amadou Diawara për të kuptuar nëse futbollistit do t’i pëlqente të transferohej në Ligue 1.

24-vjeçari ndiqet me interes edhe nga gjermanët e Eintracht Frankfurtit, të cilit nuk janë dorëzuar sa i takon lojtarit, të cilin e ka kërkuar edhe më parë. 

Marseille ka nisur tratativat me menaxherët e lojtarit, por jo me Romën, që zotëron kartonin e futbollistit, kështu që klubi gjerman, gjatë janarit, i ka të gjitha mundësitë për të mposhtur konkurrencën e francezëve për futbollistin nga Guinea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat