Atletico para sfidës së vështirë

Futboll

Atletico para sfidës së vështirë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 11:11
Atletico para sfidës së vështirë

[E shtuna si gjithmonë vjen në Supersport me ndeshje interesante dhe intriguese nga kampionatety më të rëndësishme europiane. Vëmendjen më të madhe e marin duelet e La Ligas të vlefshme për javën e 18-të.

Sevilla skuadra e vetme që po ndjek në renditje Realin kryesues luan një ndeshje shumë delikate ndaj Atleticos së Madridit në Ramon Sanchez Pizjuan.

Për Los Colchoneros ky është treni i fundit për të shpresuar ende te mbrojtja e titullit kampion, pasi me 13 pikë më pak se Reali por një ndeshje më shumë për të luajtur nëse kjo diferencë do të thellohej akoma më shumë këtë javë atëherë Suarez e Griezmann me shokë do ta kishin të pamundur të kapnin Los Blancos.

Sevilla-Atletico Madrid është supersfida e mbrëmjes në La Liga, por nuk është e vetmja pasi fillimisht në Supersport në orën 16:15 do të keni mundësi të ndiqni ndeshjen mes Real Sociedad dhe Villareal ndërsa Barcelona në vështirësi serioze në këtë sezon dhe jashtë çdo objektivi luan ndaj Elches në Camp Nou në orën 18:30, aty ku fitorja është detyrim.

Në kampionatin anglez me shumë ndeshje të  shtyra për të shkak të situatës alarmante me COVID-19, vëmendjen e merr dueli i orës 18:30 mes Leeds United dhe Arsenal me topçinjtë që synojnë suksesin e radhës për të ruajtur vendin e 4-t.

Në orën 16:00 do të keni mundësi të ndiqni takimin Aston Villa-Burnley. Bundesliga ndërkohë ul këtë fundjavë siparin për vitin 2021 dhe vëmendjen e merr ndeshja e orës 18:30 mes Hertha Berlin dhe Borussia Dortmund, ku miqtë janë ndjeshëm të avantazhuar për të marrë maksimumin e pikëve. Më herët në Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe ndeshjen Frankfurt-Mainz. Në Holandë spikat sfida AZ Alkmaar-Willem 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat