Arsenal ka ndërmend të lirohet në muajt e ardhshëm nga Nicolas Pepe

Futboll

Arsenal ka ndërmend të lirohet në muajt e ardhshëm nga Nicolas Pepe

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 13:51
Arsenal ka ndërmend të lirohet në muajt e ardhshëm nga Nicolas Pepe

Portali britanik football.london ka shkruar për fushatën e rëndësishme të blerjeve që është premtuar nga Arsenal në janar dhe ka përmendur tre lojtarë të Serisë A si objektiva të mundshëm të klubit londinez.

Objektivi i parë mbetet Dusan Vlahovic i Fiorentina-s: Aubameyang dhe Lacazette janë drejt largimit, tani ose në qershor, dhe serbi është emri më i pëlqyer pavarësisht konkurrencës së madhe dhe shifrës 50 milionë sterlina që kërkohet nga Fiorentina.

Më pas është Dejan Kulusevski i Juventus: suedezi mund të largohet që në janar dhe Arsenal ka ndërmend të lirohet në muajt e ardhshëm nga Nicolas Pepe.

Ish-lojtari i Atalanta-s shihet si lojtari ideal për të përforcuar mesfushën e Arteta-s. Në fund është Kessie i Milan-it: me të ardhmen e Xhakës në dyshim pas zërave të verës së kaluar, afrikani i Milan-it do të ishte një zëvendësues shumë cilësor.

Ky është formacioni i mundshëm i Arsenal pas merkatos së janarit, sipas portalit: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Partey, Kessie; Kulusevski, Odegaard, Saka; Vlahoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat