Ndalet Trabzonspor

Futboll

Ndalet Trabzonspor

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 15:26
Ndalet Trabzonspor

Ndalet Trabzonspor!

Tjetër ndalesë për Trabzonspor në javën e 19-të e fundit për fazën e parë në kampionatin turk.

Skuadra e Abdullah Avci nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në duelin ndaj Istanbul Basaksehir duke i dhënë mundësi Konyaspor-it të dyshes kuqezi Cikalleshi-Cekici të përfitojë dhe ta ngushtojë në 7 pikë diferencën me kreun në rast suksesi në sfidën shtëpiake ndaj Besiktas.

Por pavarsisht barazimit ndaj Basaksehir, Trabzonspor meriton duartrokitje për sezonin e shkëlqyer që po zhvillon dhe nëse vazhdon me këto ritme duke parë edhe ecurinë e dobët të tre klubeve të mëdha, Fenerbahce, Besiktas dhe Galatasaray me shumë gjasa do të shkojë drejt titullit kampion. Pas një ecurie shumë negative u rikthye te fitorja dhe Galatasaray që mposhti 2-0 Antalyaspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat