Merret vendimi për tifozin e United që hyri në fushë

Futboll

Merret vendimi për tifozin e United që hyri në fushë

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 12:28
Merret vendimi për tifozin e United që hyri në fushë

Një tifoz që doli në fushë për të festuar fitoren e Manchester Unitedit kundër Atalantës është ndaluar për tri vite hyrja në stadiume.

Dex Leëis, 29-vjeçari u fut në fushë gjatë fitores 3:2 të Manchester Unitedit kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve në stadiumin “Old Trafford”, njofton TheSun.

Leëis hyri në fushë pas ndeshjes në ndeshjen e luajtur më 10 tetor të këtij viti, ndërsa tani i është ndaluar të marrë pjesë në stadium për tri vjet.

Ai hyri në fushë dhe vrapoi në drejtim të yllit të “Djajve të Kuq”, Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, ai u ndalua nga pjesëtarët e sigurimit.

Duke u paraqitur në Gjykatë, Lewis nga Newport u deklarua fajtor, ndërsa gjithashtu u gjobit me 230 funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat