Shkarkon truprojën e gruas!

Futboll

Shkarkon truprojën e gruas!

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 16:07
Shkarkon truprojën e gruas!

E arkivuar China Suarez, por lindin probleme të reja mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit. Brenda pak javësh situata do të përmbysej dhe futbollisti nuk do ta kishte vlerësuar afërsinë mes bashkëshortes-agjente dhe truprojës së tij.

Konkretisht, siç raportojnë mediat argjentinase, sulmuesi nuk do t’i kishte vlerësuar disa deklarata të Agustin Longueira në rrjetet sociale. Truproja me formim ushtarak iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram, duke iu dhënë sqarime disi pikante. “A ju pëlqen Wanda?” – e pyeti dikush. “Unë e dua atë”, – u përgjigj Agustin, pa e “kafshuar gjuhën” fare.

“A është Wanda e mrekullueshme?” – e pyeti një ndjekës tjetër. “Një gjeni absolut”, – siguroi Longueira. Menjëherë më pas erdhi pyetja më e nxehtë: “A dëshiron të bashkohesh me Wanda?” “Kush nuk do të donte?” – u përgjigj truproja.

Dhe pyetje-përgjigjet me ndjekësit shkuan më tej: “Si ndiheni me Wanda?” – “Shumë mirë”; “A do të fillonit një lidhje me një grua të martuar?” – “Po”. Pohime që mesa duket e kanë mërzitur shumë Mauro Icardin, i cili vendosi ta distanconte Agustin nga gruaja e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari argjentinas, Rodrigo Lussich: “Ata nuk e kanë kërkuar më për t’i shoqëruar si truprojë, e kanë ndërprerë bashkëpunimin që kishin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat