Milan ka një problem penalltish!

Futboll

Milan ka një problem penalltish!

Më: 7 janar 2022 Në ora: 17:04
Zlatan Ibrahimoviç

Milan, ka një problem penalltish! Sepse Zlatan Ibrahimoviç dje ka humbur penalltinë e pestë në shtatë të fundit të goditura… Dhe kushedi sa do të kishte qenë lista nëse Franck Kessie nuk do të ishte goditësi i parë.

Në rend, këto janë penalltitë e humbura që kur është kthyer te kuqezinjtë:

17/10/20: Inter vs Milan.

29/10/20: Milan vs Sparta Praga.

8/11/20: Milan vs Hellas Verona.

30/01/21: Bologna vs Milan.

6/01/22: Milan vs Roma.

Por, janë dy fytyra të Ibrahimovic nga 11 metra në eksperiencat te Milan

Periudha 2010-2012

16 penallti

15 të realizuara

1 e gabuar

Periudha 2019-2022

11 penallti

5 të realizuara

6 të gabuara

Në karrierën e tij, Zlatan ka shënuar 84 penallti dhe ka humbur 17.

Ndër gabimet, 5 (pothuajse një e treta e totalit) në 7 të fundit!

Ndaj Romës dje një tjetër gabim nga 11-të metrat për Zlatanin, që donte të vuloste sfidën me një gol që do të ishte ai i pokerit dhe i pari i vitit për suedezin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat