Juventusi përmbysë rezultatin kundër Romës

Futboll

Juventusi përmbysë rezultatin kundër Romës

Më: 9 janar 2022 Në ora: 20:30
Juventus

Ndeshje e zjarrtë është duke u zhvilluar në stadiumin “Olimpico” ku mysafirët kanë arritur të përmbysin rezultatin kundër Romës.

Pas dy golave të shpejtë që shënoi skuadra e Romës për të kaluar në epërsi prej 3:1 kundër Juventusit, ky i fundit ka arritur ta përmbysë rezultatin kundër romakëve në 4:3.

Gjigandi italian Juventus ka shënuar tre gola brenda shtatë minutave për të kaluar në epërsi prej 4:3 kundër Romës, përmes Locatellit, Kulusevskit dhe De Sciglios.

Fillimisht, ishe Locatelli ai i cili ngushtoi shifrat në 3:2 me golin e tij në minutën e 70’, kurse në minutën e 74’ Kulusevski barazon rezultatin në 3:3.

Epërsinë Juventusit ia dhuroi mbrojtësi Mattia De Sciglio, i cili shënon për 4:3 në minutën e 77’ të ndeshjes.

Rezultati momental i ndeshjes është 4:3 në favor të Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat