Sevilla ofertë të re për Martial

Futboll

Sevilla ofertë të re për Martial

Më: 10 janar 2022 Në ora: 16:35
Anthony Martial.

Sevilla është duke përgatitur ofertë të re për sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Ish ylli i Monacos ka dështuar të gjejë pozitë në formacionin e Ranginck, derisa ka konfirmuar se është i hapur për një sfidë të re.

Sevilla ka bërë ofertë para disa jave për Martial, por që u refuzua nga Man Utd.

Sidoqoftë, gazetari Ekrem Konur, thotë se skuadra spanjolle do rikthehet me një ofertë të përmirësuar, meqenëse sulmuesit si Youssef En-Nesyri dhe Munir El Haddadi janë duke luajtur në Kupën e Afrikës.

Newcastle United raportohet se gjithashtu është në garë, derisa Barcelona është larguar pas regjistrimit të Ferran Torres.

Martial ka shënuar 10 gola në të gjitha garat këtë edicion dhe ka qenë vetëm dy herë titullar në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat