Ronaldo kërcënon Italinë

Futboll

Ronaldo kërcënon Italinë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 19:42
Ronaldo kërcënon Italinë

Sulmuesi i Manchester Utd, Cristiano Ronaldo, ka folur në një intervistë për ESPN Brazil për mundësitë që ka kombëtarja e tij për t’u kualifikuar në Kupën e Botës Katar 2022.

Ronaldo ka qëndruar me këmbë në tokë, duke pranuar se kualifikimi për në Katar nuk është i lehtë për kombëtaren e tij.

“Betejat e vërteta na presin dhe nuk do të jetë e lehtë t’i fitojmë. Do të ishte shumë e trishtueshme dhe e vështirë për t’u pranuar nëse nuk do të arrinim të kualifikoheshim për në Kupën e Botës”, - u shpreh 5 herë fituesi i Topit të Artë.

“Në futboll, ashtu si në jetë, ne kalojmë momente të vështira, por ajo që ka rëndësi është aftësia për t’i kaluar ato. Dhe ne e dimë se do të kemi ndeshje shumë të vështira, e para ajo me Turqinë.

Nëse do të Arrijmë të fitojmë mendoj se do të kemi përballë Italinë. Do të jetë e vështirë, por e di që në mars do të jemi të përgatitur. Do të jetë një betejë e madhe për ne dhe shpresoj që tifozët ta shijojnë, por në fund do të kualifikohemi ne”, - përfundoi Ronaldo.

Portugalia do të përballet me Turqinë dhe nëse arrin të kualifikohet, përballë do të ketë fituesin e çiftit Itali-Maqedoni e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat