​Kuptuan që u shkarkua nga Evertoni, kështu reaguan tifozët e Liverpoolit për Benitezin në tribuna

Futboll

​Kuptuan që u shkarkua nga Evertoni, kështu reaguan tifozët e Liverpoolit për Benitezin në tribuna

Më: 16 janar 2022 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Evertoni të dielën njoftoi se ka marr vendimin për ta shkarkuar trajnerin spanjoll Rafael Benitez.

Ky vendim i skuadrës angleze erdhi pas rezultateve jo të mira të Evertonit në Premier Ligë.

Lajmi për shkarkimin e Benitezit arriti deri te tifozët e Liverpoolit të cilët ishin në tribunat e “Anfiedl Road” duke e sjikuar ndeshjen ndaj Brentfordit dhe ata reaguan duke e kënduar emrin e tij. 

Emri i spanjollit u kënduar në kor në shenjë respekti për sukseset e tij të arritura sa ishte trajner i Liverpoolit.

Ndryshe, Benitez arriti të fitojë vetëm 10 nga 22 ndeshjet e tij në krye të Evertonit dhe i la ata në vendin e 16-të në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat