Man City interesohet për Leaon

Futboll

Man City interesohet për Leaon

Më: 16 janar 2022 Në ora: 21:03
Rafael Leao

Manchester City është i interesuar që të sjellë sulmuesin e AC Milanit, Rafael Leao në “Etihad Stadium”.

22-vjeçari ka qenë impresionues këtë edicion për klubin italian, ku ka shënuar shtatë gola dhe dhuruar pesë asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat.

Leao ka edhe dy vite kontratë të mbetur në “San Siro”, por vazhdojnë spekulimet që e lidhin për një largim të mundshëm.

Sipas “Sempre Milan”, Man City ka shprehur interesim për portugezin, derisa edhe disa klube të Premierligës janë duke e monitoruar situatën.

Leao iu bashkua Milanit në vitin 2019 dhe ka bërë 95 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me 20 gola dhe 14 asistime.

Ndërkohë, raportohet se “Rossonerët’ ndodhen në negociata me përfaqësuesit e portugezit që disa javë me shpresën që të arrijnë marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat