Tuchel ia bënë të qartë këtë gjë Lukakut

Futboll

Tuchel ia bënë të qartë këtë gjë Lukakut

Më: 17 janar 2022 Në ora: 18:15
Romelu Lukaku dhe Thomas Tuchel

Blutë janë akoma duke tentuar të marrin më të mirën e mundshme nga transferimi 100 milionësh, por nuk do të bëjnë ndryshime taktike për t’iu përshtatur atij.

Romelu Lukaku ka ngecur të justifikojë çmimin e tij, por edhe më shumë reagime nxiti me komentet e tij për Inter.

Për lojtarin ka folur trajneri gjerman, Thomas Tuchel, i cili ka thënë se skuadra nuk ndryshon taktikat për të.

“Jo, mendoj se kemi ndihmuar mjaftueshëm atë. Mendoj se është pyetja e gabuar, sepse fokusohet në një lojtar. Ai është lojtar kyç dhe duam të jetë kyç, por për mua është qasja e gabuar”, ka thënë Tuchel.

“Secili lojtar është këtu për t’i shërbyer skuadrës. Ky është principi kryesor dhe nuk do të ndryshojë asgjë”, shtoi gjermani.

Lukaku luajti në ndeshjen ndaj Manchester City, por paraqitja e tij u kritikua nga Thomas Tuchel. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat