Një italian do të jetë krahu i djathtë i Ramadanit

Futboll

Një italian do të jetë krahu i djathtë i Ramadanit

Më: 19 janar 2022 Në ora: 18:24
Një italian do jetë krahu i djathtë i Ramadanit!

Një italian do të jetë krahu i djathtë i Zekerija Ramadanit te Egnatia.

Klubi rrogozhinas ka zyrtarizuar afrimin e Francesco Vitobellos me një postim në faqen zyrtare.

Italiani 33-vjeçar e ka nisur prej vitesh punën si asistent teksa në karrierën e tij të deritanishme ka punuar për 2 vite te Erzeni i Shijakut nga 2016 në 2018-ën, më pas ka kaluar te Teuta ku ka qëndruar dy vite të tjera ndërkohë që ka provuar të punojë edhe te Ballkani në Kosovë ndërsa në gjysmën e parë të këtij sezoni ka qenë pjesë e stafit të Bledi Shkëmbit te Dinamo.

Te Egnatia Vitobello do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Zekerija Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat