Brdariç: Është çmenduri që nuk shënuam ndaj Tiranës

Futboll

Brdariç: Është çmenduri që nuk shënuam ndaj Tiranës

Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:02
Brdariç: Është çmenduri që nuk shënuam ndaj Tiranës

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Egnatias. Tekniku i shkodranëve kërkon maksimumin nga të tijtë, ndërsa thekson se kanë punuar për të gjetur golin pasi në takimin e fundit ndaj Tiranës ishte një çmenduri që nuk ia dolën të shënonin.

“Për mendimin tim e kemi kaluar ndeshjen e fundit dhe duhet të vazhdojmë me të njëjtin intensitet dhe kështu do të shpërblehen investimet që bëjmë në stërvitje”.

Da Silva gati për nesër, është çështje e mbyllur? “Ai është gati për nesër”.

Vllaznia ka pasur probleme me të voglat- “Ne jemi akoma duke ndërtuar Vlllazninë dhe për kushtet në të cilat punojmë, mendojmë se jemi shumë konkurrues, do të jemi edhe nesër kështu. Nuk shikojmë gjithnjë rezultatin, nesër do të japim maksimumin për rezultatin pozitiv”.

Kush mungon veç Latifit? “Nesër do të gjejmë 11-tëshen e duhur, kemi opsione dhe ata që do të luajnë do të besojnë te ndeshja dhe te fitorja. Duhet të mposhtim Egnatian dhe të jemi të gjithë së bashku”.

Mungesa e golit, çfarë ka bërë stafi për ta përmirësuar? “Është çmenduri që nuk shënuam në ndeshjen e fundit, por qëndrojmë pozitiv. Duhet të përmirësohemi dhe nesër jam i bindur se do të jetë ndryshe”.

Kampionat i çuditshëm, Kastrioti mund Teutën dhe Dinamo mposht Kukësin? “Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të fokusuar në gjërat thelbësore dhe të mos nënvlerësojmë asnjë skuadër pavarësisht pozicionit, ne duhet të punojmë në maksimum”.

Tifozët ndaj Tiranës ishin të mrekullueshëm, prisni sërish të njëjtën atmosferë? “Dua t’i falenderoj shumë dhe shpresoj që nesër të jenë në stadium. Kemi një stadium të bukur, një ekip të mirë, bëjmë një futboll tërheqës dhe ata duhet ta shijojnë këtë”, u shpreh Brdariç.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat