Nuk është vetëm shitja e Tanguy Ndombele

Futboll

Nuk është vetëm shitja e Tanguy Ndombele

Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:55
Nuk është vetëm shitja e Tanguy Ndombele

Nuk është vetëm shitja e Tanguy Ndombele në planet e Tottenham-it të Antonio Conte-s.

Spurs, në fakt, duan të jenë protagonistë në dhjetë ditët e fundit të merkatos së dimrit dhe, sipas The Sun, janë gati të hidhen në sulm për dy objektiva.

I pari është Adama Traore, për të cilin Wolves ka refuzuar një ofertë prej 18 milionë eurosh.

Do të duhet një shifër më e lartë se 20 milionë, gjysma e asaj që londinezët do të duhet të shpenzojnë për Diego Carlos, mbrojtës brazilian i Sevilla-s, që pëlqehet edhe nga Newcastle.

Bardhezinjtë kanë ofruar 35 milionë euro, por spanjollët do ta shisnin një nga titullarët e skuadrës vetëm për 40-45 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat