Mehmeti dhe Çela zgjedhin titullarët

Futboll

Mehmeti dhe Çela zgjedhin titullarët

Më: 22 janar 2022 Në ora: 13:11
Mehmeti dhe Çela zgjedhin titullarët

Do të startojë në orën 13:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, sfida Partizani-Kastrioti, e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.

Partizani synon fitoren e dytë radhazi me trajnerin e ri në krye, Dritan Mehmeti, por edhe triumfin për të pasur vazhdimësi me “demat”.

E njëjta gjë vlen e dhe për Kastriotin, ku tekniku Emiljano Çela kërkon fitoren e dytë radhazi për të për të qenë ende në garë për luftën për mbijetesë.

FORMACIONET ZYRTARE –

PARTIZANI – Hoxha; A. Marku, Belica, Bitri, Sota; H. Marku, Rrapaj, Mala; Kallaku; Stenio Zhunior, Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti.

KASTRIOTI – Sali; Neziri, Dida, Rami; Kodra, Onanuga, Okebugu, Hasani, Husein; Greca, Kaina Nunjesh. Trajner: Emiljano Çela.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat