Argjentina humb trajnerin dhe dy lojtarë

Futboll

Argjentina humb trajnerin dhe dy lojtarë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 22:33
Scaloni

Argjentina nuk po përgatitet në kushtet më optimale për ndeshjet e kësaj jave në kualifikueset e Botërorit.

Në natën mes të enjtes dhe të premtes, argjentinasit zbresin në fushë në një ndeshje vendimtare ndaj Kilit pa trajnerin dhe dy lojtarë për shkak të COVID.

Pas testimeve të sotme, rezultoi se trajneri Lionel Skaloni, si dhe asistentit i tij, Pablo Aimar, janë pozitiv ndaj COVID. Kështu, të dy janë izoluar menjëherë dhe nuk kanë drejtuar seancën stërvitore të pasdites. Bashkë me ta, kanë rezultuar pozitivë edhe futbollistët Aleksis MakAlister dhe Emiliano Buendia, të cilët gjithashtu janë izoluar.

Për të drejtuar ekipin në këtë transfertë janë vendosur që si staf teknik i përfaqësueses të jenë ish-futbollistët Roberto Ajala, Valter Samuel dhe Diego Plasente.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat