Topçiu i drejtohet Prodanit

Futboll

Topçiu i drejtohet Prodanit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:47
Topçiu i drejtohet Prodanit

Aldi Topçiu ishte i ftuar në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, ku foli edhe për zgjedhjet për President të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. I gjendur përballë kandidatit Eduard Prodani, drejtori juridik i FSHF-së është shprehur se skema e zgjedhjeve funksionon.

“Ju thatë që asambleja ishte fiktive. Domethënë ju zgjodhët të kandidonit në një shoqatë që e deklaroni fikive.

Pak respekt për këta njerëz që ju propozuan nuk patët që dolët nga salla? Për mua kjo është zhvillim.

Tregon që skema po funksionon, interesi për këtë lloj organizimi është i madh.

Siç e tha edhe zoti Prodani që ka shumë eksperiencë dhe shkon e kandidon në këtë vend, pra mendoni ish- Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së. Kjo tregon që kjo lloj skeme funksionon. Prodani ndihet i vje.dhur? Ndjenja është diçka e brendshme. Për mua, për është shqetësuese kjo që ka ndodhur mbrapa mbledhjes“, ka thënë Aldi Topçiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat