Krerët e klubit nga ‘Old Traffordi’ në kërkim të trajnerit të ri

Futboll

Krerët e klubit nga ‘Old Traffordi’ në kërkim të trajnerit të ri

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:20
Luis Enrique

Trajneri spanjoll Luis Enrique raportohet është një tjetër kandidat që është futur në listën e ngushtë për trajner të Manchester Unitedit.

Sipas “ESPN” raporton se trajneri i Spanjës, Luis Enrique i është bashkuar Mauricio Pochettino-s dhe Erik ten Hag në listën e ngushtë të menaxherëve për të drejtuar ‘Djajtë e Kuq’ në sezonin e ardhshëm.

Krerët e klubit nga ‘Old Traffordi’ janë në kërkim të trajnerit të ri pasi që Ralf Rangnick në fund të sezonit, do të largohet nga kreu i bankinës së Unitedit.]

Pochettino, Enrique apo Erik ten Hag, njëri nga kjo treshe thuhet së do të marr ‘timonin’ e Manchester Unitedit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat