Telashe për Dukagjinin, Dallku dhe Nikoliqi dënohen

Futboll

Telashe për Dukagjinin, Dallku dhe Nikoliqi dënohen

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 19:10
Telashe për Dukagjinin, Dallku dhe Nikoliqi dënohen

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku dhe sulmuesi i kësaj skuadre, Stefan Nikolç e kanë pësuar nga vendimi i Komisionit Disiplinor.

Vendimi nga Komisioni Disiplinor:

Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr, ID.000613M83. Motivi: Në minutën e 80të pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit të tij është futur në fushë, ku ka ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor, për çka është ndëshkuar direkt me karton të kuq. Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri A. Dallku ka vazhduar me ofendime dhe akuza në deklaratën e dhënë në prononcim për media ku akuzon referin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes.

Sipas raportit të zyrtarit të ndeshjes Gjilani – Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Dukagjini”, Stefan Nikoliç, me nr fanelle 9 dhe nr ID.028260M90. Motivi: Në minutën e 80-të proteston ashpër në mënyrë jo sportive dhe përdor fjalë fyese për çka ndëshkohet me kartonin e verdhë, ndërsa vazhdon me sharje të rënda ku edhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore;

Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat