Rezultati është zhgënjyes për Interin

Futboll

Rezultati është zhgënjyes për Interin

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 11:58
Saki

Interi u mposht me rezultatin 0-2 në stadiumin “Giuseppe Meazza” nga Liverpuli, e vlefshme për ndeshjen e pare të fazes së 1/8-ve të Champions-it. Ish-trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Saki ka analizuar këtë takim të zikaltërve nëpërmjet një intervite me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” duke thënë se Interi i pjesës së dytë mund ta luajë kualifikimin në “Anfield”:

“Rezultati është zhgënjyes, por Interi i pjesës së dytë mund ta luajë si e barabartë shanset për kualifikim në “Anfield”.

Duhet të stërviten me impenjimin e presingut. Sinkronizimi më bëri përshtypje te Liverpuli dhe jo Salah edhe Mane.

Skuadra e Klopit sulmonte me shumë lojtarë në krahasim se kundërshtari. Perishiç? Ishte shumë i mirë, gjithashtu edhe Brozoviç nuk zhgënjen kurrë.”, përfundoi Saki.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat