Goditje e madhe për FIFA-n

Futboll

Goditje e madhe për FIFA-n

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 15:03
Goditje e madhe për FIFA-n

Anketa e Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë mbi Kupën e Botës çdo 2 vite, propozuar nga FIFA, ka prodhuar rezultate befasuese.

Kështu, 75% e lojtarëve që morën pjesë në votim do të donin ky kompeticion tejet i rëndësishëm për kombëtaret të zhvillohej si deri më tani, çdo 4 vite. Duhet nënvizuar se në anketim (sondazh) morën pjesë 1000 lojtarë të mbi 70 kombësive të ndryshme në botë.

Pra, qartësisht, pjesa më e madhe e futbollistëve profesionistë janë kundër FIFA-s, sepse nuk duan ta luajnë Kupën e Botës çdo 2 vite.

Në nivel kontinental, 77% e lojtarëve nga Evropa dhe Azia, 63% e Amerikës (Veri, Qendrore dhe Jugore) dhe 49% e lojtarëve nga Afrika janë në favor të një Kupe Bote 4-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat