Skenari i çmendur i Barcelonës

Futboll

Skenari i çmendur i Barcelonës

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 12:54
Memphis Depay

Sipas raporteve nga “Le Quotidien du Sport” në Francë, Lyon po planifikon të rikthejë Memphis Depay në Ligue 1, në fund të sezonit aktual. Presidenti Aulas nuk i ka ndërprerë asnjëherë marrëdhëniet me përfaqësuesit e futbollistit holandez, që po vuan te Barcelona edhe për shkak të një dëmtimi.

Në qershor, në rast të një lamtumire të mundshme të Paqueta, klubi francez do të përpiqet të bindë holandezin të bëjë një hap prapa. Mbetet të shihet nëse vetë sulmuesi do të jetë i interesuar t’i lërë katalanasit dhe të kthehet sërish si simbol i Lyon-it.

Ndërkohë, mediat spanjolle iberike shkruajnë sot se të gjithë në Barcelonë besojnë te Ferran Torres, i cili është gati të marrë kauzën Blaugrana mbi supet e tij. Po kështu, nënvizohet beteja e ashpër në merkato mes dy gjigantëve të La Liga-s, Real Madrid dhe Barcelona, për shërbimet e Haaland.

Drejtuesit e “Los Blancos” janë takuar me përfaqësuesit e lojtarit norvegjez në Monaco për të kërkuar një marrëveshje, ndërsa nga ana tjetër Barcelona i ofron lojtarit mundësinë që të jetë “terminali” ofensiv i saj pa asnjë lloj konkurrence.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat