Interi pret Sasuolon mes dilemash

Futboll

Interi pret Sasuolon mes dilemash

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:22
Interi pret Sasuolon mes dilemash

Pasditen e sotme, Interi do të zbresë në fushë kundër Sasuolos në një ndeshje që vjen në një nga momentet më të vështira të zikaltërve.

Me dy pikë më pak se kryesuesit e Milanit edhe pse Interi ka dy ndeshje më pak, për djemtë e Inzagit minutat kundër Sasuolos duhet të shërbejnë si reagim pas Napolit dhe Liverpulit.

Por, ndërsa shpresohej se Gjykata e Apelit do të vendoste në favor të Bastonit pas kërkesës për të anuluar pezullimin e tij prej dy ndeshjesh, vendimi i ardhur ditën e djeshme nuk i ka kënaqur milanezët, shkruan Panorama sport.

Mbrojtësi do të kapërcejë edhe ndeshjen me zijeshilët pas Napolit dhe përveç tij, trajnerit Inzagi do t’i duhet të bëjë edhe pa Marselo Brozoviçin e skualifikuar për shkak kartonësh.

Vendin e kroatit pritet ta marrë Vidal, kurse atë të italianit Dimarko, por një tjetër dilemë e teknikut vazhdon të jetë shoku i repartit të Xhekos.

Mes Sançzeit e Lautaros ka ende një balotazh, të cilit Inzagi do t’i japë fund vetëm ditën e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat