Ëndrra europiane

Futboll

Ëndrra europiane

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 18:39
Ëndrra europiane

Endrick ka bërë emër vetë në botën e futbollin shumë shpejt dhe tani sulmuesi i Palmeiras duket se synon kalimin në Real Madrid, ashtu sikurse Kylian Mbappe kishte bërë kur ishte i ri.

Me vetëm 15 vjet, Endrick i është dashur që të sakrifikojë shumë aty ku ai është sot, por ai nuk duket se do të hek dorë se shpejti.

Ai ishte një zbulim i Palmeiras gjatë Copinhas së fundit dhe tregoi karakterin e tij ku arriti të luajë më mirë se futbollistët tjerë që ishin të moshës më të madhe se ai.

Ka madje thashetheme që Endrick mund të ftohet në Kombëtaren e Brazilit për Botërorin 2022.Siç ndodh shpesh me futbollistët jugamerikanë, qëllimi i tyre final është të përfundojnë duke luajtur për njërin nga klubet e mëdha të Europës, kjo nuk ndryshon as për Endrick.

Megjithatë, si Barcelona ashtu edhe Real Madridi janë të vetëdijshme për këtë, ato nuk kanë më atë fuqinë financiare për të kaluar klubet e tjera të mëdha, kështu që ato më shumë po fokusohen për t’i bindur ata sipas emocioneve dhe dëshirave se sa për shkak të parave.

Endrick duket se i është nënshtruar këtij presioni nga Real Madridi, të cilët po shikojnë që ta largojnë nga gara Barcelonës.

Real Madridi e di që ata nuk mund të hynë në diskutime me Endrick apo përfaqësuesit e tij, ashtu si në rastin për Vinicius Junior për shkak të moshës së tij.

Prandaj, ata nuk mund të tejkalojnë përtej lidhjeve emocionale që ta transferojnë të riun; çdo gjë më shumë do të bënte që ata të dënoheshin nga FIFA.

Me Mbappen, francezi ishte ftua në qendrën stërvitore në Real Madrid dhe në fushë ishte takuar me Cristiano Ronaldon dhe aty ishte nxitur imagjinata e tij.

Përveç kësaj, Real Madridi nuk mund të bëjë më shumë pos të pres deri më 2024 kur Endrick mbush 18 vjet dhe është i gatshëm të marrë vet vendime.

Kështu, mbetet të shihet më shumë për Endrick në Real Madrid, duke e parë atë në ndeshje që luan në Brazil dhe duke e ftuar ndonjëherë në tribuna për të parë ndeshjet e Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat