Capello nuk beson...

Futboll

Capello nuk beson...

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 21:26
Capello nuk beson...

“Milan po bën shumë mirë, por duket se nuk ka atë vendosmërinë që duhet për të fituar kampionatin”. Ky është mendimi i ish-trajnerit të Milan-it, Juventus-it dhe Roma-s, Fabio Capello.

Megjithatë, vendosmëria e pakët e kuqezinjve nuk varet vetëm nga sulmi. Capello, në fakt, ka mbrojtur mbi të gjithë Zlatan Ibrahimovic-in (“duhet shumë guxim për të folur keq për Ibrën. Harrohet gjithçka në një moment dhe vihet në diskutim një lojtar si ai”) dhe Leao-n.

Në veçanti, trajneri i ka thurur elozhe portugezit, duke e krahasuar me legjendën Thierry Henry:

“Nuk është një krahasim aspak pa vend. Leao ka disa cilësi në aspektin teknik më të mira se Henry, por duhet të përmirësohet. Duhet kohë, po përmirësohet vit pas viti. Sipas mendimit tim, mund të përmirësohet akoma me 30%”.

Lajmi është raportuar nga ANSA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat