Gjimshiti: Olympiacos do të sulmojë

Futboll

Gjimshiti: Olympiacos do të sulmojë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 20:54
Gjimshiti: Olympiacos do të sulmojë

Berat Gjimshiti shënoi dy golat në fitoren 2-1 të Atalantës përballë Olympiacos, sfida e parë e raundit të 1/8-ve në Europa League, ekskluzivitet i Supersport. Mbrojtësi shqiptar ndëshkoi dy herë brenda tre minuta ekipin grek, duke u shfaqur në rolin e goleadorit.

29-vjeçari nga Lugina, një ndër më të dalluarit tek Atalanta dhe Shqipëria e Rejës, foli sot për mediet rreth transfertës në Pire, takim që do të zhvillohet ditën e enjte (18:45) dhe do të transmetohet në Supersport 3.

“Si ndihem si goleador? Jam i lumtur, mbi të gjitha për ekipin, por le të fokusohemi te ndeshja e nesërme. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë.

Ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe, ata janë mësuar të luajnë futboll sulmues dhe nesër do jenë më pak të kujdesshëm se në Bergamo, do të guxojnë më shumë.

Është normale që ne të flasim me njëri-tjetrin. Ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë më mirë dhe të përmirësohemi, në mënyrë që të kuptojmë se çfarë të bëjmë për të fituar.

Më pëlqen të dal në sulm, po para së gjithash unë jam një mbrojtës. Më pëlqen të sulmoj kur ka hapësira, kjo është edhe ajo që më kërkon trajneri”, deklaroi mbrojtësi i kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat