​Superliga Evropiane, Agnelli flet sot para të parit të UEFA-së

Futboll

​Superliga Evropiane, Agnelli flet sot para të parit të UEFA-së

Më: 3 mars 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Projekti i SuperLegës nuk ka dështuar asnjëherë, të paktën në mendjet dhe synimet e Andrea Agnellii, Florentino Perezit dhe Joan Laportas.

Për presidentët e Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës, tre klubet themeluese të tentativës së parë u ndërprenë menjëherë me largimin thuajse të menjëhershëm të ekipeve të mëdha si Milani, Interi Atletico Madridi, PSG, Bayern, Borussia Dortmund dhe e ardhmja e futbollit evropian nuk pësoi ndryshime.

Tani, siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Andrea Agnelli duhet të flasë dhe të shpjegojë sot se cilat janë udhëzimet e reja në kongresin sportiv-ekonomik të organizuar nga Financial Times në Londër.

Një takim në të cilin ndër të tjera do të marrë pjesë në videokonferencë edhe numri një i Uefa-s, Aleksander Ceferin, ish-partneri i Agnellit dhe sot kundërshtari kryesor i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat