Portieri goditet me gotë birre, arbitri ndërpret ndeshjen

Futboll

Portieri goditet me gotë birre, arbitri ndërpret ndeshjen

Më: 5 mars 2022 Në ora: 11:12
Portieri goditet me gotë birre, arbitri ndërpret ndeshjen

Në ndeshjen e mbrëmshme mes Vitesses dhe Spartës së Roterdamit kanë ndodhur incidente shumë të rënda saqë arbitri u detyrua ta anulonte si sfidë.

Vitesee, kundërshtari i radhës i Romës në Ligën e Konferencës, janë përfshirë në një episod të keq.

Tifozët e skuadrës së njohur holandeze hodhën një gotë birrë në drejtim të portierit të Spartës së Roterdamit duke e goditur në kokë.

Gjithashtu në minutën e 90+2′ u pa një tifoz i Vitesse duke hyrë në fushë dhe duke nxehur me gjestet e tij portierin kundërshtar.

Arbitri u detyrua të ndërpresë fillimisht ndeshjen për gjysmë ore dhe më pas përfundimisht me rezultatin 0-1 për ekipin nga Roterdami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat