Xhaka e Kasami me Baselin fitojnë sfidën ndaj ekipit të Hajrizit e Shaipit

Futboll

Xhaka e Kasami me Baselin fitojnë sfidën ndaj ekipit të Hajrizit e Shaipit

Nga: K. Goca Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:08
Xhaka e Kasami me Baselin fitojnë sfidën ndaj ekipit të Hajrizit e Shaipit

Baseli importon tre pikë të rëndësishme në luftë për vend të dytë në kampionatin e Zvicrës.

Taulant Xhaka dhe Pajtim Kasami u paraqitën titullarë për fitoren e Baselit, me rezultat 2:0 ndaj Luganos.

Futbollisti Chalov në minutën e 9-të dhe Males në atë të 90+3,  shënuan për fitoren e madhe.

Kreshnik Hajrizi e portieri Amir Shaipi u paraqitën titullarë për Luganon. 

Hajrizi u zëvendësua në minutën e 71-të e Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 76-të. 

Xhaka u zëvendësua në minutën e 83-të. 

Pas javës së 25-t, Zurich kryeson me 59 pikë, duke lënë pas Young Boysin me 44, Baseli 44, Lugano me 39 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat