Goleada e ndeshje interesante

Futboll

Goleada e ndeshje interesante

Më: 6 mars 2022 Në ora: 19:32
Goleada e ndeshje interesante

Kampionati i femrave ka hyrë tashmë në zonën e nxehtë, me ndeshjet e javës së 14-të që kanë qenë mjaft të luftuara dhe kanë sjellë rezultate interesante. Kampionia në fuqi e vendit, Vllaznia, sipas kalendarit të paracaktuar ka qenë pushim në këtë javë, ndërsa edhe ndeshja KF Murlani – Apolonia, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike është shtyrë për një ditë tjetër. Ndërkaq, skuadra e Tiranës ka bërë detyrën këtë javë, duke mposhtur me shifrat 6-1 ekipin e Teutës.

Ishte Kodra ajo që hapi ndeshjen për vajzat bardheblu, ndërsa pas pak minutash u përgjigjën me gol edhe durrsaket me Dishën. Më pas kryeqytetaset shënuan edhe edhe pesë gola të tjerë, duke siguruar kështu fitoren e radhës për Tiranën.

Nga ana tjetër, edhe Partizani ka fituar me rezultatin e thellë 7-0 ndaj Lushnjes, një ndeshje që ishte totalisht e dominuar nga të kuqet, që realizuan gjashtë gola vetëm në pjesën e parë, ndërsa vulosi shifrat Denada Loci. Një tre pikësh mjaft me vlerë ky për kryeqytetaset që renditen në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit.

Kinostudio e Atletik Club gjithashtu siguruan nga nga një fitore në transfertë në ndeshjet respektive, duke mundur çuditërisht me të njëjtin rezultat kundërshtarët respektivë. Kinostudio mundi në Kamëz ekipin e Skënderbeut me shifrat 2-5. Pjesa e parë u mbyll në favor të Kinostudios me rezultatin 1-2, teksa me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, korçaret barazuan shifrat. Më tej, kryeqytetaset realizoi edhe tre gola të tjerë, duke siguruar një tre pikësh në këtë ndeshje.

Në ndeshjen Tirana AS – Atletik Club, që përfundoi po me shifrat 2-5, kryeqytetaset kaluan fillimisht në avantazh me Memën, teksa Armoku pas pesë minutash barazoi shifrat. Në pjesën e dytë të lojës, Kurbasha realizoi golin e dytë për shkodranet, ndërsa Armoku trefishoi shifrat. Në minutën e 72-të, Tota ngushtoi shifrat, por kjo zgjati shumë pak, pasi Armoku realizoi edhe dy gola të tjerë për Atletik Club, duke qenë protagonistja e ndeshjes.

Ndeshjet dhe rezultatet e javës së 14-të:

Tirana 6-1 KF Teuta

Partizani 7-0 Lushnja

KF Skënderbeu 2-5 Kinostudio

Tirana AS 2-5 Atletik Club

KF Murlani – Apolonia, e shtyrë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat