Mësohen çiftet e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë   

Futboll

Mësohen çiftet e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë   

Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:12
Mësohen çiftet e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë   

Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2021-2022, ku kanë kaluar katër ekipe, Partizani, Vllaznia, Teuta, Laçi. Ky short që u hodh në ambientet e stadiumit “Air Albania” e ku të pranishëm ishin përfaqësues të klubeve e medias, përcaktoi edhe çiftet e kësaj

Partizani – Vllaznia dhe Teuta – Laçi do të jenë dy përballjet gjysmëfinale të këtij edicioni, që ka qenë i mbushur me surpriza që prej fillimit të tij.

Ekipi shkodran i Vllaznisë kaloi në këtë fazë pasi mundi në çerekfinale skuadrën e Flamurtarit, ndërsa Partizani mposhti Dinamon. Ndërkaq, Teuta siguroi gjysmëfinalen pasi triumfoi dy herë ndaj Skënderbeut, ndërsa Laçi fitoi ndaj Egnatias.

Ndeshjet e para do të luhen më 30 mars ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 13 prill, kur edhe do të përcaktohen finalistët e sezonit.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Partizani – Vllaznia

Teuta-Laçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat