Ende nuk ka vendosur

Futboll

Ende nuk ka vendosur

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:39
Ronaldo

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, thuhet se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, teksa po vazhdon të spekulohet se do të largohet nga “Old Trafford” gjatë verës.

Sulmuesi portugez ka kontratë të vlefshme me klubin anglez deri në verën e vitit të ardhshëm, por nuk po përjashtohet mundësia e largimit të tij pas përfundimit të sezonit të tanishëm.

37-vjeçari nuk u grumbullua me skuadrën në derbin e javës së kaluar ndaj Manchester Cityt shkaku i një lëndimi, teksa ai pastaj vendosi të udhëtojë drejt Portugalisë, në vend që të ishte i pranishëm në “Etihad Stadium”.

Megjithatë, sipas “ESPN”, pavarësisht pretendimeve se Ronaldo tashmë ka vendosur të largohet nga Man United gjatë afatit kalimtar të verës, veterani ende nuk ka marrë ende një vendim final.

Trajneri i përkohshëm i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick, thuhet se ka kërkuar nga klubi që të zëvendësojë Ronaldon me një sulmues më të ri.

Ndryshe, Cristiano Ronaldo ka shënuar 15 gola në 30 paraqitje për Manchester Unitedin në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat