Anelka: Mbappe? Tani nuk ka më asnjë dyshim…

Futboll

Anelka: Mbappe? Tani nuk ka më asnjë dyshim…

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:35
Anelka: Mbappe? Tani nuk ka më asnjë dyshim…

Një gol në ndeshjen e parë, që i ka dhënë fitoren PSG-së, dhe një gol në takimin e dytë, që nuk ka mjaftuar për të siguruar çerekfinalet e Champions League.

Po flasim për Kylian Mbappe dhe paraqitjet e tij në përballejne dyfishtë kundër Real Madrid, skuadër që mund të jetë në fatin e tij. Sulmuesi parisien flitet prej kohësh se do të transferohet te Los Blancos në fundin e këtij sezoni.

Dhe këto zëra janë shtuar ndjeshëm në këto javë pikërisht pas ndeshjes së Champions League kundër spanjollëve.

Sipas ish-sulmuesit Nicolas Anelka, nëse Mbappe do të kishte patur ndonjë dyshim për transferimin e tij te Real Madrid, pas përballjes së dyfishtë kundër Galacticos dhe veçanërisht pas sfidës së të mërkurës, nuk ka më asnjë pikëpyetje.

“Unë mendoj se Mbappe e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen dhe ai rezultat (3-1 i Real kundër PSG) do të rëndojë në peshore në favor të një lamtumire”, ka thënë Anelka për Le Parisien.

“Sinqerisht, nuk e kuptoj si mund të qëndrojë në Paris tani”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat