Lista e ngushtë e Manchester United për trajnerin e ardhshëm

Futboll

Lista e ngushtë e Manchester United për trajnerin e ardhshëm

Më: 17 mars 2022 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Julen Lopetegui mund të jetë trajner i ardhshëm i skuadrës së Manchester United.

Ish trajneri i Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui mund të marrë drejtimin e Manchester United.

‘The Guardian’ bën të ditur se United kanë përpiluar një listë të ngushtë me disa emra, dhe në mesin e tyre është edhe Lopetegui.

Lopetegui aktualisht është duke drejtuar skuadrën e Sevilla dhe mbanë pozitën e dytë në La Liga.

Anash Lopetegui, disa nga emrat tjerë janë Erik ten Hag, Thomas Tuchel dhe Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat