Ndizet gara për yllin shqiptar

Futboll

Ndizet gara për yllin shqiptar

Më: 22 mars 2022 Në ora: 16:25
Ndizet gara për yllin shqiptar

Mesfushori i talentuar shqiptar, Kristjan Asllani, është padyshim një prej lojtarëve, shërbimet e të cilit po kërkohen shumë në ekipet e mëdha europiane.

Në garë që kanë shfaqur një interes më konkret janë Milani, Interi, Juventusi dhe madje Mançester Siti.

Gjithsesi ai që po bën gati strategjitë konkrete për të arritur te mesfushori është Paolo Maldini, i cili do të bëjë çmos për të afruar në Milano shqiptarin.

Sipas mediave në Itali, tashmë ka nisur një takim midis Milanit dhe Empolit, të cilët janë gati të bien dakord për një shumë prej 10 milionë eurosh dhe të qëndrojë huazim për një vit te skuadra e Andreacolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat