Holanda “pa trajner” ndaj Gjermanisë

Futboll

Holanda “pa trajner” ndaj Gjermanisë

Më: 22 mars 2022 Në ora: 17:50
Holanda “pa trajner” ndaj Gjermanisë

Koronavirus te kombëtarja holandeze. “Tulipanët” po përgatiten për dy duelet ndaj Danimarkës dhe Gjermanisë, që do të zhvillohen në “Johan Cruijff Arena”, më 26 dhe 29 mars.

Sfida të cilat lojtarët holandeze do t’i luajnë pa trajnerin Louis Van Gaal. 70-vjeçari ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e kryer.

“Gjenerali” ka nisur menjëherë karantinën.

Ekipi kombëtar do të drejtohet në dy miqësoret prestigjioze nga zëvendësit Danny Blind, Henk Fraser e Frans Hoek. Van Gaal filloi në gusht aventurën e tretë si trajneri i Holandës.

Ai ia doli të kualifikojë kombëtaren e tij në Botëror 2022, duke i mbyllur eliminatoret në vend të parë në grupin G, me dy pikë më shumë se Turqia dhe pesë mbi Norvegjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat