Për Juventusin, ky është një sezon i ri i pasuksesshëm

Futboll

Për Juventusin, ky është një sezon i ri i pasuksesshëm

Më: 22 mars 2022 Në ora: 18:21
Për Juventusin, ky është një sezon i ri i pasuksesshëm

Për Juventusin, ky është një sezon i ri i pasuksesshëm.

Bardhezinjtë u mundën në finalen e Superkupës së Italisë nga Interi në janar, u eliminua këtë javë nga Villarreal në 1/16 e Champions League, në Serie A arritja e vërtetë është pozita e 4-të dhe paraqitja në Champions League, ndërsa kanë ende shanse të përmirësohen teksa janë në gjysmëfinale me Fiorentinën.

Mediat italiane raportojnë se në verë do të pasojë një revolucion në Juventus, të paktën kur bëhet fjalë për lojtarët dhe Corriere dello Sport ka publikuar 13 nga emrat që Massimiliano Allegri do të dëshironte t’i shihte në stadiumin Allianz të Torinos.

Oëen Ëijndal (AZ Alkmaar), Antonio Rudiger (Chelsea), Gleison Bremer (Torino), Emerson Palmieri (Chelsea), Marcos Alonso (Chelsea), Destiny Udogie (Verona / Udinese), Jorginho (Chelsea), Frenkie de Jong (Barcelona) , Paul Pogba (Manchester United), Renato Sanches (Lille), Youri Tielemans (Leicester), Ryan Gravenberch (Ajax) dhe Giacomo Raspadori (Sassuolo).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat