Kosova sot mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Burkina Faso

Futboll

Kosova sot mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Burkina Faso

Më: 23 mars 2022 Në ora: 13:00
Kosova sot mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Burkina Faso

Kombëtarja e Kosovës sot pasdite në tempullin ‘Fadil Vokrri’, mban stërvitjen e fundit para miqësores me Burkina Faso.

‘Dardanët’ dhe Burkina Faso do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në miqësoren e parë të këtij viti.

Nën drejtimin e trajnerit të ri Alain Giresse, Kombëtarja jonë ka zhvilluar dy seanca stërvitore.

Atmosfera gjatë dy stërvitjeve ishte shumë e mirë, derisa edhe forma e futbollistëve duket të jetë në nivelin e duhur.

Kosova sot do të mbajë stërvitjen e fundit para duelit të nesërm, stërvitje që nis në orën 16:00. Paraprakisht Giresse dhe njëri nga lojtarët do të paraqiten në konferencë për media në orën 15:30.

Miqësorja Kosova-Burkina Faso luhet nesër prej orës 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat