Zbulohet vendimi i trajnerit të Italisë

Futboll

Zbulohet vendimi i trajnerit të Italisë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 22:50
Zbulohet vendimi i trajnerit të Italisë

Roberto Mancini ka vendosur për të ardhmen e tij. Trajneri me sa duket nuk do të japë dorëheqjen nga drejtimi i përfaqësueses Italiane, pavarësisht dështimit historik në kualifikueset e Botërorit, duke mos arritur në fazën finale të turneut.

Sipas “Sky Sport”, sot në qendrën stërvitore të Koverçianos, trajneri ka mbledhur ekipin para stëvitjes dhe i ka mbajtur fjalim skuadrës. Informacionet nga grupi i të kaltërve nuk flasin për një trajner të dorëzuar, të gatshëm me valixhe në duar sapo të mbyllë ndeshjen e të martës ndaj Turqisë.

Ai ka lënë të kuptohet se dëshiron që të qëndroje të Italia. Mançini nuk i ka bërë një gjyq ekipit për katastrofën e Palermos, përkundrazi, ka shprehur besimin që ka te grupi i futbollistëve.

Përtej dështimit të një dite më parë ndaj Maqedonisë së Veriut, ai është shfaqur i qetë para ekipit dhe ka drejtuar një seancë të plotë stërvitore. Megjithatë, për të mësuar se çfarë do të ndodhë realisht, duhet pritur edhe ndeshja e të martës, pasi deri atëherë Italia ka hyrë në heshtje për shtyp dhe ka anuluar të gjithë konferencat e planifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat