Selektori i Zvicrës tregon arsyen pse e largoi Granit Xhakën

Futboll

Selektori i Zvicrës tregon arsyen pse e largoi Granit Xhakën

Më: 29 mars 2022 Në ora: 21:57
Selektori i Zvicrës tregon arsyen pse e largoi Granit Xhakën

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka treguar arsyen pse vendosi që Granit Xhakën ta largojë nga loja me Kosovën.

Xhaka ishte startues në këtë ndeshje, teksa Yakin vendosi për zëvendësimin e tij në minutën e 63-të.

Selektori i Zvicrës e mbrojti vendimin e tij.

“Graniti kishte më shumë minuta në dy ndeshjet miqësore dhe pikërisht kjo është puna ime si trajner.

Sigurisht që të gjithë duan të luajnë nga 90 minuta në të dy ndeshjet”, tha fillimisht ai.

Tutje, Murat Yakin vlerësoi karakterin që ka mesfushori nga Kosova.

“Më pëlqejnë ata lloje lojtarësh që duan të luajnë deri në fund dhe të fitojnë lojën. Në fund, mund ta diskutojmë këtë me Granitin, nuk është nevoja ta rritni si çështje”, shtoi selektori i “Helvetikëve”.

Granit Xhaka u pa duke dalë i nervozuar nga ndeshja, pasi atij nuk i pëlqeu vendimi i Yakinit.

Ndryshe, miqësorja mes Zvicrës dhe Kosovës përfundoi baras me rezultatin 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat