Mbappe shënues i dyfishtë, Franca demolon Afrikën e Jugut! Zogaj ndau drejtësinë 

Futboll

Mbappe shënues i dyfishtë, Franca demolon Afrikën e Jugut! Zogaj ndau drejtësinë 

Nga: K.G. Më: 29 mars 2022 Në ora: 23:09
Mbappe shënues i dyfishtë, Franca demolon Afrikën e Jugut! Zogaj ndau drejtësinë 

Gjyqtari me prejardhje nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, sonte si gjyqtar asistoi, ndërsa kryesor ishte Scharer, duke kryer detyrën ashtu si i ka hije në ndeshjen miqësore Francë - Afrika e Jugut, e cila u luajt në stadiumin “Stade Pierre-Mauroy” në Villeneuve d'Ascq.

Francezët demoluan me rezultat 5:0 Afrikën e Jugut.

Futbollisti Kylian Mbappe tregoi lojë të mirë, duke shënuar dy gola.

Golat u realizuan nga Mbappe (23' e 76'-nga penalltia), Giroud (34'), Ben Yedder (81') e Guendouzi (90+2’).

Mudau i Afrikës së Jugut, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 84-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat