Rashica rikthehet në Angli

Futboll

Rashica rikthehet në Angli

Më: 31 mars 2022 Në ora: 19:22
Rashica rikthehet në Angli

Milot Rashica është rikthyer në Angli tek ekipi i Norwich Cityt, pas ndeshjeve me Kosovën.

Ylli kosovar ishte prej më të mirëve te “Dardanët” në dy ndeshjet e marsit, duke shënuar dy gola dhe dy asiste në dy ndeshjet, fillimisht ndaj Burkina Fasos e më pas ndaj Zvicrës.

E rikthimit të tij në ishull i është gëzuar edhe klubi i tij, Norwich City.

Ata i kushtuan një postim të veçantë ylli të Kosovës.

“Milot Rashica është rikthyer në “Lotus Training Center” pas dy golave në dy paraqitje me Kosovën”, thuhej në postim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat