Muaji vendimtar i Haaland

Futboll

Muaji vendimtar i Haaland

Më: 4 prill 2022 Në ora: 22:50
Erling Haaland.

Erling Haaland raportohet se do të marrë një vendim lidhur me të ardhmen e tij më së largu në fund të këtij muaji.

Sulmuesi norvegjez është i lidhur me një transferim të mundshëm te Real Madridi, Barcelona apo Manchester City.

Të tri klubet thuhet se kanë zhvilluar bisedime me agjentin, Mino Raiola, dhe babanë e Haalandit.

Sipas “Sport”, 21-vjeçari dëshiron të largohet nga Borussia Dortmundi në mënyrë të respektueshme pasi ka një marrëdhënie të mirë me klubin dhe tifozët, kështu që ai do t’ia komunikojë fillimisht me klubit vendimin e tij.

Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City besohet të jenë klubet favorite për transferimin e Haalandit, teksa mbetet të shihet në fund se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat