Media zvicerane raporton për incidentin e rëndë në Kosovë 

Futboll

Media zvicerane raporton për incidentin e rëndë në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2022 Në ora: 18:26
Media zvicerane raporton për incidentin e rëndë në Kosovë 

Mediumi i njohur zviceran “Blick”, raporton për incidentin e rëndë që ndodhi të dielën që e lamë pas në stadiumin e qytetit në Gjilan.    

“Portieri goditet brutalisht nga një tifoz!

Në Superligën e Kosovës, KF Gjilani barazoi (1:1) ndaj KF Ballkanit në kohën shtesë.

Emocionet shpërthyen dhe tifozët vërshojnë në fushë.

Fatkeqësisht, disa njerëz në këtë kaos sulmojnë portierin kundërshtar dhe e rrëzojnë atë”, shkruan “Blick”.

Duhet theksuar se portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, u godit në kokë dhe u dërgua urgjentisht në spitalin e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat