Allegri: Mua më bëhet qejfi që dëgjoj kritika

Futboll

Allegri: Mua më bëhet qejfi që dëgjoj kritika

Më: 10 prill 2022 Në ora: 11:28
Allegri: Mua më bëhet qejfi që dëgjoj kritika

Juventusi arriti të fitonte me përmbysje ndaj Cagliarit në stadiumin “Sardegna Arena” me rezultatin 1:2. Pas këtij suksesi në mikrofonat e “SKY Sport” është shfaqur trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Alegri, i cili komentoi këtë triumf të “Zonjës së Vjetër”:

“Nuk më pëlqen të humbas, preferoj kritikat kur luajmë keq, por ne dime të fitojmë.

Që pas humbjes ndaj Interit flitet vetëm për ta që do të fitojnë titullin kampion. Ata që përcaktojnë rezultatet jeni ju. Performanca mbetet, por gjykimi ndryshon rezultatin me të drejtë.

Mua më bëhet qejfi që dëgjoj kritika. Mendoj si futboll italian kemi shkuar pas futbollit të Guardiolës së 15 viteve më parë, por edhe vetë Guardiola ka evoluar gjatë viteve", tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat