Kosovare Asllani ka vendosur inicialet e saj dhe të Benzemas

Futboll

Kosovare Asllani ka vendosur inicialet e saj dhe të Benzemas

Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:48
Kosovare Asllani ka vendosur inicialet e saj dhe të Benzemas

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, ka publikuar një fotografi me Karim Benzeman në rrjetet sociale.

Në fakt, fotografia është e bërë montazh, por reprezentuesja e Suedisë nuk ka hezituar që ta shpërndajë me ndjekësit e saj.

Në mbishkrim ajo ka vendosur inicialet e saj dhe të Benzemas, si dhe numrin “9”, të cilin e mbajnë në fanellë të dytë.

Kujtojmë se Kosovare Asllani është pjesë e skuadrës së femrave të Real Madridit.

32-vjeçarja vlerësohet si një prej futbollisteve kryesore te kjo skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat