Sociedad dëshiron të mbajë Rafinha

Futboll

Sociedad dëshiron të mbajë Rafinha

Më: 17 prill 2022 Në ora: 10:39
Rafinha

Ekipi spanjoll dëshiron ta mbajë në ekip Rafinhan, i cili është i huazuar nga Paris Saint Germain.

Rafinha është i huazuar te ekipi spanjoll që nga janari i këtij viti dhe do të qëndrojë në huazim deri në fund të sezonit, por Sociedad e duan më gjatë në ekip.

Sipas ‘Fichajes’, ekipi spanjoll shpreson që të arrijë marrëveshje me parisienët, pasi duan ta mbajnë lojtarin në ekip.

Braziliani është transferuar në ‘Parc des Princes’ nga Celta Vigo në sezonin 2020-21.

Me parisienët ai ka vetëm 36 paraqitje gjithsej, ku ka dhuruar katër asistime.

Kjo periudhë e tij me Sociedad është e treta në Spanjë, pasi ai ishte pjesë në ekipin e Barcelonës si dhe Celta Vigos.

Mbetet të shihet se në cilin ekip do të jetë e ardhmja e Rafinhas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat