Mrekulli, 47 mijë shikues në ndeshjen e ligës së tretë!

Futboll

Mrekulli, 47 mijë shikues në ndeshjen e ligës së tretë!

Nga: K. Goca Më: 17 prill 2022 Në ora: 18:54
Mrekulli, 47 mijë shikues në ndeshjen e ligës së tretë!

Mrekulli gjermane! Edhe në Bundesliga III, shikueshmëria është e jashtëzakonshme, rreth 47 mijë shikues sot e shikuan derbin mes Kaiserslautern dhe Saarbrücken.

Kaiserslautern ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Saarbrücken, në takimin e javës së 34-të.

“FC Kaiserslautern bëri një hap tjetër drejt ngjitjes në Bundesliga II. 46,895 shikues, duke përfshirë 5,000 tifozë mysafirë, ishin dëshmitarë të fitores 3:1 (1:0) së Kaiserslauternit. 

Në tabelën e Kategorisë së 3-të, FC Kaiserslautern është e dyta, dy pikë më shumë se ndjekësi Eintracht Braunschweig”, shkruan mes të tjera “20 min”.  

Magdeburg kryeson me 69 pikë, pasojnë Kaiserslautern 63, Braunschweig 61 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat